Gantz: Irani, ende pa vendim për bombën

25/04/2012 00:00

Kreu i ushtrise izraelite beson se presionet ndërkombëtare mbi Iranin po
funksionojne dhe se shteti islamik nuk do të arrije të prodhojë vërtet
një armë bërthamore.

Në një interviste dhene gazetes ‘Haaretz’, shefi i shtabit te pergjithshem te ushtrise se Izraelit, gjeneral Lejtnant Benny Gantz, jep edhe nje informacion tjeter, te papermendur me pare: sipas tij lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei nuk e ka marre ende vendimin final per prodhimin e nje bombe atomike.

Teherani vazhdon te kembengule se teknologjia e tij nukleare ka vetem qellime paqesore, e megjithate perendimi nuk bindet dhe i meshon idese se eshte duke punuar fshehurazi per prodhimin e armeve te shkaterrimit ne mase. Agjensia Nderkombetare e Energjise Atomike nxorri ne muajin nentor nje raport me prova te reja qe tregonin punen e fshehte te Iranit per prodhimin e bombes berthamore.

Dara e sanksioneve te Shteteve te Bashkuara, BE-se, Kanadase, Japonise dhe Australise perfshin kufizimin e shitjeve te naftes iraniane, ndalimin e furnizmit te vendit me armatime te renda dhe teknologji nukleare, si dhe ngrirjen e aseteve per disa individe dhe organizata. Por gjenerali Gantz mendon se i gjithe ky presion ka nisur te jape fryte.

Irani, thote ai, po shkon ngadale drejt pikes ku do t’i duhet te vendose nese do ta prodhoje kete bombe apo jo, megjithate une mendoj se nuk eshte i gatshem ta hedhe vertet ate hap. Nje kendveshtrim i tille nuk ndahet nga kryeministri izraelit Beniamin Netaniahu, qe eshte teper radikal kur vjen fjala tek veprimet e Iranit dhe thote se nuk do ta linte sigurine boterore ne dore te gjykimit racional te Teheranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA