
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se ekonomia do të vazhdojë të rritet edhe gjatë vitit 2012, por nënvizoi se ritmet e rritjes do të varen nga konsumi i qytetarëve.
“Kërkesa është rigjallëruar ndonëse mbetet enede nën potencial. Në kushtet e një kontributi më të vogël nga sektori i jashtëm dhe ai fiskal, rritja ekonomike do të përcaktohet nga ecuria e kërkesës së brendshme”, deklaroi Fullani.
Guvernatori sinjalizoi se banka do ta mbajë të ulët normën bazë për të nxitur kërkesën, pasi edhe rreziku i inflacionit është i ulët.
“Projeksionet e BSH tregojnë inflacionin e çmimeve për konsum në 0.7 për qind gjatë vitit 2012. Materializimi i këtij skenari do reflektohet në vlerën e nismave monetare”, theksoi Fullani.
Këshilli mbikqyrës i bankës qendrore vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.
Top Channel