Fitore për Romney: Është fundi i viteve të Obamës

25/04/2012 04:35

Pasi është parashikuar të fitojë në pesë shtete, kandidati më i mundshëm republikan për presdient Mitt Romney ka premtuar se  do të marrë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Barack Obama dhe do t’i japë fund katër viteve “zhgënjimi”.

Duke folur, ndërsa kishte filluar seria e tij e fitoreve, ai tha se një “fushatë e re” tashmë kishte filluar.

“Duroni edhe pak”, tha ai. Një Amerikë më e mirë fillon sonte. Vitet e fundit kanë qenë më të mirat që Barak Obama mund të bënte, por kjo nuk është më e mira që Amerika mund të bëjë. Sonte është fillimi i përfundimit të zhgënjimeve të viteve të Obamës. Ky është fillimi i një kapitulli të ri akoma më të mirë dhe ne do ta shkruajmë atë së bashku”, tha Romney.

Kandidati republikan fitoi lehtë zgjedhjet paraprake në Connecticut, Delaëare, Nju Jork, Pensilvani dhe Rhode Island. Rivalët e tij kryesorë janë tërhequr nga gara me vetëm Njut Gingrich dhe Ron Paul të mbetur ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA