Breivik: Nuk jam i çmendur

25/04/2012 00:00

Anders Behring Breivik pritet që të deklarojë para gjyqit në Oslo se ai
është i shëndetshëm nga pikëpamja mendore dhe se nuk duhet të mbyllet në
psikiatri.

Breivik ka pranuar vrasjen e 77 personave në dy sulmet e kryera nga ai korrikun e shkuar, por ai mohon përgjegjësiën kriminale.

Gjykata norvegjeze do të diskutojë në seancën e saj dy raporte psikiatrike, i pari prej të cilëve e kosideron Breivik të sëmurë mendorë, ndërsa i dyti e kundërshton këtë pikpamje. Aktualisht gjykata në Oslo po dëgjon dëshmitë e viktimave të bombës në Oslo, e cila i kushtoi jetën 8 personave dhe plagosi me qindra të tjerë. Sipas mediave norvegjeze, për vetë qëndrimine shprehur gjatë dëshmisë së tij në gjyq dhe nga deklaratat e avokatit të tij, pritet që Breivik të kundërshtojë raportin që e shpall atë të sëmurë mendor.

Ai vetë tha se mbyllja në një spital psikiatrik do të ishte më keq se vdekja dhe se do të bëjë gjithçka që mundet për të mos e lejuar këtë. Ai pretendon se nuk ka probleme mendore dhe se veprimet e tij u motivuan nga ideolofgjia politike. Brevik në gjyq deklaroi se autoritetet duhet ta dënojnë me vdekje ose ta shpallin të pafajshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA