Rrokadë Putin-Medvedev

24/04/2012 16:05

Në datën 4 mars të këtij viti, rusët votuan për presidentin e tyre, pasardhësin e Dmitri Medvedev dhe ashtu sic ishte paralajmëruar që nga fundi i 2011-s, kandidati fitues u zgjodh Vladimir Putin, kryeministri aktual.

Procesi u kundërshtua nga opozita si tërësisht i manipuluar, megjithatë protestat e saj u shtypën nga policia. Qindra aktivistë dhe mbështetës të opozitës përfunduan pas hekurave për ditë të tëra.

Por tashmë Rusia i është rikthyer normalitetit politik. Në 12 maj, Putin do të ringjitet në krye të Kremlinit, në mandatin e tij të tretë si president i Rusisë (pasi ndryshoi Kushtetutën që nuk lejonte më shumë se 2 mandate). Detyra e re kërkon nga “cari i Rusisë moderne”, heqjen dorë nga posti i kryeministrit, por edhe nga detyra në krye të partisë së tij, “Rusisë së Bashkuar”.

Putin në gjithë këto vite është shndërruar në udhëheqësin absolut në Rusi madje edhe gjatë mandatit të kryeministrit. Shumë analistë mendojnë se gjatë 4 viteve në postin e presidentit, Medvedev ka qenë një “kukull” e manovruar nga Putin.

Medvedev është shndërruar në krahun e djathtë, për të mos thënë “shërbëtori i bindur” i kryeministri aktual dhe presidentit të ardhshëm (pas 12 majit), e për këtë dy postet ai kryeministrit post-Putin dhe kreut të “Rusisë së Bashkuar” pritet t’i shkojnë Medvedev diku nga mesi i muajit të ardhshëm, ndërkohë që ky i fundit do t’i lërë presidencën.

Ana pozitive e kësaj rrokade është se nuk prish “balancat” në politikën e brendshme, por as në atë të jashtme, gjithmonë nëse Putin nuk rezervon surpriza për Perëndimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA