E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur Një tjetër i kërkuar nga drejtesia italiane është lënë i lire nga
gjykatat shqiptare, vetëm tre ditë pasi u arrestua nga policia e
Kukësit, si person që ndodhej në listën e interpolit.
Burime te prokurorise pohuan per Top Channel se Asjan Beceza 53 vjec, lindur dhe banues ne Durres, nje biznesmen i njohur ne kete qytet dhe qe ka mbajtur me heret emrin Hasan Beceza, eshte arrestuar nga Policia e Kukesit me daten 19 prill per llogari te drejtesise italiane. Por kur ky shtetas ka dale para Gjykates se Kukesit ajo e ka lene ate me arrest shtepie, me argumentin se nuk paraqet rrezikshmeri.
Nje prokuror nga prokuroria e Kukesit pohoi se Asjan Beceza kerkohet prej dates 6 maj 2005 nga drejtesia italiane, sipas nje urdher arresti te leshuar nga Gjykata e Milanos per akuzen e pjesemarrje ne organizate kriminale me qellim trafikun e droges, akuze qe parashikon denimin deri ne 30 vjet burgim.
Megjithate thane burimet sapo te zbardhet dhenia e mases se sigurise e shpallur per efekt ekstradimi drejt shtetit fqinj, prokuroria do ta apeloje kete çeshtje, ashtu sikunder pritet te apelohet edhe nje tjeter vendim i dhene pak dite me pare ne nje tjeter rreth per nje tjeter te kerkuar. Behet fjale per shtetasin Fatmir Kajolli, nje biznesmen i njohur ne Fier i cili u arrestua si personi kerkuar nga drejtesia italiane, por qe gjykata e la te lire. Ky eshte vendimi i dyte qe gjyqesori rrezon Prokurorine, vendime te cilat pritet te sjellin reagime dhe pakenaqesi jo vetem nga Prokuroria e Pergjitshme, por edhe nga autoritetet italiane qe presin te kerkuarit tyre nga Shqiperia.
Top Channel