Bashkimi Europian paralajmëron Argjentinën

24/04/2012 16:20

Komisioneri i tregëtisë i Bashkimit Europian paralajmëroi Argjentinën se shtetëzimi i kompanisë së naftës “YPF’ do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet dypalëshe dhe mund të largojë investitorë të rëndësishëm.

Karel De Gucht shtoi se BE është i gatshëm të parashtrojë një ankesë zyrtare në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Një javë më parë, Argjentina lajmëroi për planet e saj për rikthimin e shumicës së aksioneve të kompanisë kombëtare të naftës dhe gazit nën autoritetin e Buenos Airesit.

Aktualisht, është kompania spanjolle “Repsol” ajo që kontrollon paketën maxhoritare, ndërsa shteti ka ruajtur vetëm një pjesë të vogël aksionesh.

Ideja e shtetëzimit është kundërshtuar ashpër edhe nga Madridi zyrtar, që ka theksuar se një lëvizje e tillë do të binte ndesh me të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare të tregëtisë.

De Gucht shtoi se lëshimi i vetëm që mund të bëjë Bashkimi Europian është rishikimi i tarifave, në mënyrë që të favorizohet rritja e eksporteve argjentinase.

”Duke lajmëruar për një plan të tillë, Argjentina ka krijuar një tërmet të vërtetë në komunitetin e biznesit ndërkombëtar. Konkretizimi i planit do të dëmtonte në plan afatgjatë imazhin e Argjentinës dhe do të godiste mbi të githa rritjen ekonomike të vendit”, theksoi De Gucht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA