E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur Kanë kaluar tre vjet që kur Aldo Bare u soll nga Turqia, plot bujë i
lidhur këmbë e duar, por gjyqësori ende nuk ia ka dalë mbanë të shprehet
me një vendim ndaj tij.
Tre dite pasi Gjykata e Larte zbardhi vendimin ndaj Aldo Bares, duke e rikthyer çështjen e tij per rigjykim ne Gjykaten e Apelit te Krimeve të Rënda, avokati i tij mbrojtes ben publik vendimin per ta derguar çështjen “Bare” ne Gjykaten Kushtetuese.
Sipas avokatit Vladimir Meçi, vendimi i Kolegjit Penal nuk ka asnje arsyetim qe te preke shkeljet ne baze te te cilave Apeli i Krimeve te Renda prishi denimin e perjetshëm per shkak te shkeljeve te shumta qe konstatoi.
“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, për ta shfuqizuar këtë vendim, pikërisht sepse Gjykata e Lartë ka dhunuar nenin 6 të Konventës Europiane, apo nenin 42 të Kushtetutës, për një proces të rregullt gjyqësor. Kush e ka zbardhur vendimin, kush e ka shkruar atë, kush e ka arsyetuar atë dhe kush ka hedhur firmën mbi të, natyrisht unë nuk e di nëse ka patur pro dhe kundra. Duhet t’i bëjë llogaritë me ndërgjegjen e tij profesionale, por është fyese edhe për kolegët e gjithë komunitetit të gjyqtarëve”, tha Meçi.
Avokati Meçi deklaron se statusi i dyfishtë i shumëpërfolur gjate gjykimit ne Shkallen e Pare i deshmitarit dhe te pandehurit Gramoz Selmani eshte nje nga shkeljet me te renda qe ka prekur themelin e gjykimit ndaj klientit te tij.
“Nuk e kuptoj përse në këto tre muaj, zbardhja e këtij vendimi është zvarritur në kushtet, kur nuk janë parë drejt dhe në mënyrë të saktë, ato çka ka konstatuar Gjykata e Apelit”, tha Meçi.
Por tashme qe çeshtja “Bare” rikthehet ne Apel, gjykimi i kesaj dosjeje do te kete dy dilema. E para kush do te jene gjyqaret qe do ta gjykojne Aldo Baren, pasi te gjitha trupat gjykuese jane konsumuar. Dhe e dyta a do ta shqyrtoje Gjykata e Apelit serish kete çeshtje ne nje kohe qe avokati i drejtohet Kushtetueses? Dhe çfare do te ndodhe me afatet e qendrimit ne paraburgim te Aldo Bares, nje shqetesim i ngritur here pas here nga mbrojtja e tij.
“Do të ribëj një rillogaritje te afateve dhe nëse është rasti do t’i drejtohem përsëri Gjykatës së Shkallës së Parë”, tha Meçi.
Top Channel