Bode: Kanë rënë ritmet e zhvillimit

23/04/2012 18:50

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka pranuar se ekonomisë shqiptare i kanë dalë një sërë problemesh përpara.

Në një intervistë për VOA, Bode ka pranuar se Shqipëria po ndjen efektet e krizës financiare globale, të cilën qeveria deri dje thoshte se vendi nuk e kishte hasur.

“Janë zvogëluar ritmet e zhvillimit të vendit, edhe pse Shqipëria nuk u përfshi në mënyrë direkte nga kriza financiare”, ka deklaruar Bode.

Një tjetër problem me të cilin po ndeshet shteti shqiptar, sipas Bodes, është çështja e borxhit, të cilën ai e ka konsideruar si një prioritet për qeverinë.

“Qeveria po bën përpjekje për të reduktuar nivelin e borxhit. Borxhi publik prej 58.7 për qind është relativisht i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, ka thënë më tej Bode.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA