Franca voton për presidentin e ri

22/04/2012 08:45

Rreth 50 milionë francezë me të drejtë vote kanë të drejtë t’i drejtohen ditën e dielë qendrave të votimit, për të përzgjedhur kreun e shtetit në pesë vitet e ardhshme, pas një gare zgjedhore kryefjala e së cilës është vendosur tek kriza e Eurozonës dhe papunësia e lartë.

Ky është raundi i parë i zgjedhjeve, ku do të përcaktohen dy kandidatët me më shumë vota, nga të cilët do të dalë edhe fituesi, pas balotazhit të raundit të dytë në datën 6 maj.

Presidenti në fuqi, Nicolas Sarkozy, kërkon të rizgjidhet në krye të “Elysse”, duke pretenduar se ai është i vetmi që mund të ruajë një “Francë të fortë”.

Megjithatë, sondazhet japin si favorit për suksesin në raundin e dytë socialistin Francois Hollande, i cili ka një qëndrim spektik ndaj traktatit të euros dhe ka sulmuar vazhdimisht qeverinë Sarkozy, gjatë fushatës së tij, për paaftësi në drejtimin ekonomik të vendit.

Qëndrat e votimit në pjesën më të madhe të territorit francez do të jenë të hapura deri në orën 18:00, por në qytetet e mëdha afati do të skadojë dy orë më pas. Rezultatet e para paraprake do të komunikohen në orën 20:00.

Sipas sondazheve parazgjedhore, në këtë raund të parë pritet një rezultat i mirë i partive ekstremiste, me komunistët dhe ultranacionalistët që parashikohet të grumbullojnë së bashku mbi 30% të votave.

Sarkozy u shndërrua në president në vitin 2007, duke pasuar ish-presidentin Chirac. Nëse do të zgjidhet, Hollande do të jetë presidenti i parë socialist i Francës, që prej Francois Mitterrand, i cili mbajti detyrën midis viteve 1981-95.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA