Këshilli Kombëtar për Radio dhe Televizionet në Serbi ka ndaluar transmetimin e një video-spoti të Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, të udhëhequr nga Nenad Canak.

Canak është i njohur si një nga njerëzit që ka kërkuar në vazhdimësi forcimin e autonomisë së Vojvodinës, krahinës që dikur së bashku me Kosovën kishin autonomi në Jugosllavi.

Kjo agjenci në arsyetimin e saj ka thënë se, nuk mund të tolerohet keqpërdorimi i fëmijëve në fushata politike pasi në videon e fushatës së kësaj partie shfaqet edhe një fëmijë dhe motoja është “Sepse në jetojmë këtu”.

Por, Canak nga ana tjetër, në një konferencë për media ka theksuar se kjo ka të bëjë me një çensurë, pasi disa video të kësaj partie janë ndaluar.

Një nga to ka qenë ajo kur është folur për privatizimin e kompanisë së naftës së Serbisë, NIS Petrol, e cila i është shitur kompanisë ruse Gaspromneft.

Në këtë spot, sipas Canak, thuhet se Vojvodina do të kërkojë dëmshpërblim dhe kjo nuk u ka pëlqyer disa personave pasi në të ka përmendur emrat e Sllobodan Millosheviç dhe ish-kryeministrit nacionalist Vojisllav Koshtunica.

Ai ka shtuar se në videon e fushatës ka dalë me të birin dhe me ironi ka sugjeruar që agjencia ta ndalojë tërë fushatën e krahinës së Vojvodinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA