Protesta anti-qeveritare në Çeki

21/04/2012 21:20

Qindra-mijëra protestues dolën në rrugët dhe sheshet e Republikës Çeke në një manifestim masiv të cilin organizatorët thanë se ishte më i madhi që nga protestat anti-komuniste të vitit 1989.

Protestat u thirrën nga organizata dhe shoqëria civile që kundërshtojnë masat shtrënguese dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend.

Mbi 90 mijë forca policore u vunë në gjendje gatishmërie për çdo të papritur, megjithëse incidente nuk u shënuan.

Manifestuesit mbanin në duar nga një çelës të cilin e hidhnin në shesh, në një gjest simbolik që nënkuptonte çkyçjen e qeverisë së koalicionit të djathtë dhe largimit të saj nga pushteti.

Përvec protestave popullore, qeveria e kryeministrit Petr Necas nuk ka të sigurtë as mazhorancën në parlament. Koalicioni është krisur muaj më parë, dhe që nga ajo kohë, nuk është vënë asnjëherë përballë provës së votëbesimit në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA