Indonezi, tërmet 6.6-ballësh në Papua

21/04/2012 11:10

Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në orën 10:17, me orën lokale, në brigjet e provincës indoneziane Papua, duke shkaktuar panik tek banorët.

Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, lëkundja sizmike e ka pasur epiqendrën 83 km në jug të Manokuarit dhe në 30 km thellësi.

Ndërkohë, qendra për Paralajmërimin e Tsunamit të Paqësorit nuk ka dhënë alarm, edhe pse tërmeti, i regjistruar në 03:16 me orën tonë, ishte i fuqishëm dhe u ndje në masë të gjerë.

Më herët gjatë muajit, një tërmet me magnitudë 8.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua nën det pranë brigjeve të provincës Aceh, vendi ku dallga gjigande e dhjetorit 2004 në Oqeanin Indian mori 170.000 jetë njerëzish.

Lëkundjet e fuqishme nënujore ngjallën panik për tsunami në rajonin që ende bart plagët e episodit tmerrues të 8 viteve më parë.

Autoritetet u sugjeruan banorëve të merrnin të gjitha masat e nevojshme, edhe pse nuk dihej me siguri sa ishte rreziku real i një dallge tsunami.

Zona në fjalë goditet rregullisht nga tërmetet. Instituti Amerikan i Studimeve Gjeologjike, që dokumenton tërmetet në mbarë botën, tha se lëkundjet në Aceh e kishin epiqendrën 33 kilometra thellë në det.


Alarmi për tsunami u anulua
përfundimisht pasi Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit konfirmoi se asnjë dallgë e rëndësishme nuk ishte formuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA