Holandë, aksident hekurudhor
21/04/2012 21:35
Përplasja e dy trenave pasagjerësh në Amsterdam, në Holandë, shkaktoi disa të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje serioze.
Autoritetet holandeze njoftuan se përplasja ndodhi në rrethinat e Amsterdamit, pranë Sloterdijkut. Të njëjtat burime njoftojnë se asnjëri prej trenave nuk ka pësuar dëmtime të mëdha, madje asnjëri prej tyre nuk ka dalë nga shinat.
Përplasja ka ndodhur kur të dy mjetet e transportit kanë qenë me shpejtësi të ulët, ndërkohë që shkaqet janë në hetim e sipër.
Top Channel