Gjykatësi shqiptar zemëron Londrën

21/04/2012 00:00

Në shenjë të dukshme pakënaqësie, për vendimin e Gjykatës së Strasburgut,
që vonon procedurën e deportimit të klerikut radikal islamik Abu Katada
nga Britania, shtypi britanik shkruan se gjykatësi shqiptar në Gjykatën
Evropiane për të Drejtat e Njeriut Ledi Bianku ka luajtur rol kryesor
në vendimin për mos deportimin e tij në  Jordani, nga Britania e Madhe.

Gazeta britanike ‘Daily Mail’, shkruan se gjykatesi shqiptar eshte nder shtate nga 11 gjykatesit, qe kane vendosur per fatin e klerikut Abu Katada dhe se ai eshte nder ata qe nuk kane pasur eksperience si gjyqtar perpara emerimit ne kete post. Ledi Bianku vjen nga bota akademike dhe ka qene lektor, por nuk kishte pervoje ne gjykimin e çeshtjeve gjyqsore perpare katapultimit ne Gjykaten e Strasburgut, pretendon gazeta e madhe britanike.

Pavaresisht nga ky fakt, ata kane kompetenca te medha ndaj ceshtjeve gjyqesore britanike dhe gjate koheve te fundit kjo gjykate i ka lejuar te burgosurve te drejten e votes dhe kane bllokuar deportimin e predikuesit te urrejtjes Abu Katada, shkruan ‘Daily Mail’. Kleriku kerkohet te deportohet nga Britania dhe perpara disa ditesh eshte riarrestuar serish ne Londer, por avokatet e tij ne minuten e fundit kane apeluar serish ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg, e cila e ka penguar deportimin e tij ne Jordani.

Kryeminstri britanik David Cameron dhe qeveria e tij jane shume kritik ndaj kesaj Gjykate dhe kane kerkuar reformimin e saj. Deputetët britanik kane sulmuar sistemin e jashtezakonshem te perzgjedhjes, se kesaj Gjykate, e cila lejon 47 vendet anëtare te Keshillit te Evropes qe te emerojne gjykatesit, te cilet sipas ‘Daily Mail’ nuk kane gjykuar çeshtje ne vendet nga vijne.

“Mes tyre, qe kurre nuk ka pasur eksperience si gjykates eshte edhe shqiptari Ledi Bianku, ish-jurist dhe lektor, i cili ka qene kryesor ne rastin e klerikut Abu Katada”, shkruan kjo gazete britanike.

Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut e krijuar ne vitin 1959 ndodhet ne Strasburg ne nje ndertese e projektuar nga arkitekti britanaik Richard Rogers dhe gjyqtaret e saj zgjidhen per nje mandat 9-vjeçar pa te drejte rinovimi. Dhoma e Madhe e Gjykates se Strasburgut do te vendosë per te shqyrtuar apelimin e klerikut radikal, i cilesuar dikur si krah i djathte e Bin Ladenit ne Evrope dhe deri sa te arrihet vendimi nga kjo gjykate, kleriku radikal islamik nuk do te mund te deportohet nga Britania drejt Jordanise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB