Holanda rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohëshme nëse partia e kryeministrit Mark Rutte dhe aleatët e saj, ekstremistët e Geert Wilders nuk bien dakort për adoptimin e masave shtrënguese në buxhet.
Kryeministri Rutte deklaroi se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve, pasi partia populiste e ekstremit të djathtë që bashkëqeveris me të, nuk pranon planin e kursimit, panin e adoptimit të masave financiare në linjën e përcaktuar nga Bashkimi Europian.
Holanda bën pjesë tek vendet “e shëndetëshme” të Bashkimit Europian, megjithatë, vendi duhet të përshtatet me kushtet e miratuara nga Bashkimi Europian me të cilat edhe vete kryeministri Rutte ra dakort gjatë vitit të kaluar.
Por aleatët e kryeministrit Rutte refuzojnë shkurtimet në buxhet, shkurtime që synojnë reduktimin e borxhit publik.
Megjithatë, ekziston ende një fije shprese për gjetjen e një zgjidhjeje pa cuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme.
Top Channel