Bush-ët sërish në Shtëpinë e Bardhë

21/04/2012 19:15

Dinastia Bush synon të rikthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë. Këtë herë është “i vogli” i familjes Bush, Jebb ai që synon të marrë postin e zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara, në rast të një fitoreje republikane në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Jebb Bush, ish-guvernator i Floridas, deklaroi për “NewsMax” se do t’i përgjigjej pozitivisht nëse do të mbërrinte ftesa prej kandidatit Mitt Romney për të qenë krahu i tij i djathtë në Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë nëse mposhtin kandidatin demokrat dhe presidentin aktual, Barack Obama.

Megjithatë, Jebb u shpreh skeptik për marrjen e një ftese të tillë. “Do ta konsideroja propozimin, por dyshoj të marr një telefonatë të tillë”, deklaroi Jebb Bush duke shtuar gjithsesi se më e rëndësishme është fitorja e kandidatit republikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA