Çështja e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri ka qenë pjesë e debatit edhe në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se shkrimet e publikuara në media, nëse janë të vërteta janë tejet brengosëse dhe të papranueshme.

Ai ka deklaruar se kjo linjë energjetike e bën Kosovën të pavarur nga Serbia edhe në këtë fushë, ndërsa në emër të Vetëvendosjes ka kërkuar që të punohet që ky projekt të realizohet.

Por pas Ymerit ka reaguar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili ka theksuar se sa i përket Kosovës, kjo çështje është profesionale. Ai u shpreh kundër idesë që temat e debatueshme të Kuvendit të Shqipërsië të vijojnë edhe në atë të Kosovës.

Ndërkohë, në fillim të seancës së sotme, deputetët i janë rikthyer edhe një herë çështjes së ngritur nga kryeministri Hashim Thaçi për takimet me zyrtaret serbë.

Ai ka thënë se është i gatshëm të debatoje lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA