Njësi të rojës bregdetare greke kanë shpëtuar të premten paradite një peshkarexhë në avari që po tentonte të arrinte bregun me rreth 150 klandestinë në bord.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni privat helen, Skai, sipas të cilit refugjatët e shpëtuar nga njësitë ushtarake ishin të kombësive të ndryshme.

Roja bregdetare, sipas burimit, ka ndërhyrë pasi varka kishte bërë një kërkesë për ndihmë përmes radios së saj. Për fat të mirë, emigrantët kanë shpëtuar dhe asnjë nuk është në rrezik për jetën, shton më tej Skai në edicionin e tij online.

Greqia është një ndër destinacionet më të preferuara për banorët e shteteve të Lindjes së Mesme dhe Azisë Juglindore që braktisin vendin për shkak të luftrave apo trazirave.

Shpesh herë shteti helen ka denoncuar praninë e lartë të emigrantëve, që sipas tij kanë dalë nga kontrolli dhe kanë rritur ndjeshëm kriminalitetin në rrugët e Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA