Pesë kontrollorë janë pezulluar nga detyra në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të hetohen në gjendje të lirë nën akuzen e favorizimit të trafikut klandestin.
Shefi i tyre është shkarkuar nga detyra, ndërsa i ka shpëtuar hetimit, për shkak se sipas shërbimit të kontrollit të brendshëm nuk ka qenë i përfshire në skandal, por ka neglizhuar në detyrë.
Sipas SHKB-së, që ka kryer hetimet, rezultoi se gjatë përgjimit për një kohë disa javore, pesë kontrollorët e Rinasit, kanë favorizuar shtetas të Kosovës, për të kaluar kufirin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Shengenit me viza të falsifikuara.
Personat e sipërpërmendur janë kthyer nga vendet e BE-së dhe të gjithë kontrollorët që kanë qenë në detyrë i kanë kaluar ata edhe pse kanë qenë në dijeni të vizave të tyre të falsifikuara.
Policia nuk bëri të ditur se kundrejt çfare shifre të hollash kontrolloret lejonin të kalonin shtetasit kosovarë me viza të falsifikuara.
Top Channel