Dedektivët britanikë hetojnë në Shqipëri

19/04/2012 23:20

Tre dedektivë britanikë mbërritën në Shqipëri për t’iu gjendur pranë prindërve të moshuar dhe të semurë të një shqiptari, trupi i te cilit u gjend i djegur, përpara disa ditësh, në jug të Anglisë.

Dedektivët nga Departamenti i Krimeve të Policse së Hampshire, të specilizuar në çështjet familijare, kanë udhëtuar për të vizituar familjen e Agim Hoxhës, ndërkohë që hetimet për atë se kush e ka vrarë viktimën ende vazhdojnë.

Përpara një jave, zjarrfiksat e gjeten trupin e karbonizuar të 29-vjeçarit, Agim Hoxha, në makinen e tij “Mercedes”, ngjyrë hiri. Ndërkohë, policia britanike ka bërë një tjetër thirrje për publikun, për gjetjen e makinës tjetër të viktimës, një “Ford Mondeo”, e cila mund të jetë vendimtare për zbardhjen e vrasjes.

Më shumë se 50 forca policore janë duke punuar për në hetimet për çështjen. Megjithëse dedektivët kanë arritur në përfundimin se z.Hoxha ishte i vdekur përpara se t’i vihej zjarri makinës, ata nuk janë të sigurt se në çfarë rrethanash ka vdekur shqiptari.

Kryeinspektorja Rachel Farrell thotë se policia është duke studiuar qindra veprime dhe deklarata e janë hapur disa linja hetimi, por ende mbetet mister motivi i vërtetë i vrasjes së Agim Hoxhës, i cili ka jetuar në qytetin e Southamptonit gjatë tetë viteve të shkuara.

Inspektorja e policise thote se Agim Hoxha duhet të ketë qenë një person i njohur neper pabet dhe klubet e zones.Vizita në Shqipëri e dedektivëve britanikë mund të hedhë akoma më shumë dritë mbi lidhjet shoqërorë të viktimës, informacione që mund të merren nga pjestarët e familjes, të cilat mund të çojnë drejt zbardhjes eventuale të vrasjes makabre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA