Në Serbi, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të nxjerrë para drejtësisë dy grupe ultranacionaliste, “1389” dhe “Nashi”.

Kërkesa është bërë pasi dy njësitë akuzohen për aktivitete të dhunshme, me qëllim përmbysjen e sistemit kushtetues dhe për nxitje të dhunës.

Një tjetër akuzë, sipas agjencive ballkanase të lajmeve, është ajo e diskriminimit seksual, urrejtjes fetare, etnike dhe racore.

Numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme i ka bërë gjithashtu përgjegjëse dy grupimet për incidentet e shkaktuara në Beograd në shkurt të vitit 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me ngjarjet në fjalë, disa ditë më parë policia serbe arrestoi nëntë persona të akuzuar për vënien e zjarrit ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Sipas mediave serbe, shumica e të arrestuarve ishin huliganë futbolli, të cilët u prangosën gjatë bastisjeve në qytete të ndryshme të Serbisë, përfshirë kryeqytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA