Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar ka zbarkuar në Himarë e Qeparo ku ka nisur aksioni për prishjen e rreth 90 ndërtimeve pa lejë.
Ky aksion ka hasur edhe në kundërshtimin e banorëve të cilët kanë pretenduar se e kanë të gjithë dokumentacionin brenda rregullave të kërkuara. Por pavarësisht kësaj ndërtimorët nuk janë ndalur, të mbeshtetur dhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë .
Sipas drejtuesit të operacionit Arben Ndoka ky aksion do të vazhdojë pa patur tolerime.
Ndërkohe që mbështetje aksioni i ndërtimorëve ka marrë edhe nga Kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Aksioni pritet të zgjasë disa ditë deri në shkatërrimin e plotë të gjitha ndërtimeve pa lejë të evidentuara në këtë zonë të jugut të Shqipërisë.
Top Channel