
Qeveria vendosi të kalojë në sistem elektronik të gjitha procedurat për dhënien e koncensioneve.
Per kryeministrin Berisha kjo eshte forma me moderne dhe me transparente që heq çdo dyshim per ndershmerine e procesit dhe rendit Shqiperine ne vendin e pare, qe pas prokurimeve elektronike, dixhitalizon edhe procedurat e koncensioneve.
“Në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike do mund të lexohen nga cilido, të gjitha ofertat, të gjithë fituesit dhe kushtet në të cilat kanë fituar”, tha Berisha.
Deri tani qeveria ka dhene leje koncensionare per rreth 320 hidrocentrale, qe sipas kryeministrit Berisha me nje investim total prej 3 miliardë dollarësh gjenerojne 100 mije vende pune. Kryeministri i ka dhene pergjigje edhe deklarates se kreut te opozites Edi Rama, se, nese fiton zgjedhjet Partia Socialiste do te anuloje te gjitha koncensionet sipas tij korruptive.
“Të deklarosh se do të anulojë ndërtimin e 320 hidrocentraleve do të thotë të mbledhësh të gjitha fuqitë negative të natyrës dhe t’i derdhësh kundër vendit tënd, për të sterruar një proces jetik, në të cilin asetet, pasuritë shndërrohen në vlera. Me këto praktika, sa të rrjedhë në det uji i lumenjve, ata që ngrihen kundër zhvillimit të vendit të tyre nuk mund të vijnë ndonjëherë në pushtet”, tha Berisha.
Qeveria: Asnjë mbetje nuk importohet pa kod doganor
Kryeministri Sali Berisha kërkoi të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, ndalimin e importit të çdo lloj artikulli që nuk ka kod doganor, edhe në rast se ai përfshihet në listën e gjelbër të mbeturinave që lejohen të importohen për llogari te industrise se riciklimit.
Pas diskutimit të vendimit “Për autorizimin e shoqerise “Ama Reclucling” për importin e mbetjeve metalike të aluminit dhe bakrit, për qëllime riciklimi”, Kryeministri theksoi se janë vërën re se një seri artikujsh kanë qenë pa kod doganor.
Për këtë, Kryeministri i kërkoi Ministrit të Financave dhe Ministrit të Mjedisit, që të arrihet në një memorandum për të gjitha veprimet që duhet të kryejë dogana, për hyrjen e këtyre mbetjeve. Qeveria, theksoi Kryeministri, do ndalojë çdo lloj importi të atyre artikujve, pavarësisht përfshirjes në listën e gjelbër, që nuk kanë kod doganor.
Top Channel