Forcat e policisë në Bosnje e Hercegovinë kanë shkatërruar në veri-perëndim të vendit një organizatë kriminale aktive në ushtrimin e prostitucionit dhe abortet ilegale.

Sipas raportimeve të “REL”, agjentët e anti-krimit të organizuar kanë kryer një seri bastisjesh në zonën e Kladushës së Madhe dhe Kazinës, ku dhe kanë arrestuar disa persona.

Të ndaluarit akuzohen për trafik qëniesh njerëzore, shfrytëzim prostitucioni dhe organizim të aborteve ilegale. Mes tyre rezultojnë edhe dy mjekë.

Burimi njofton se mes personave të dëmtuar nga trafikantët është edhe një i mitur, i cili bashkë me të tjerët janë marrë nën mbrojtje nga policia.

Në përfundim të operacionit, autoritetet deklaruan se bëhej fjalë për një rrjet të mirëorganizuar, që përveç se shfrytëzonte vajza të reja nga Bosnja, importonte edhe nga Kroacia.

Ato ishin sjellë në zonën e Kazinit, ku gjatë ditës përdoreshin nga tutorët për të punuar si kamariere, ndërsa gjatë natës shfrytëzoheshin për prostitucion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA