Në takimin e Komitetit Lokal për Siguri Publike në Mitrovicë, kryetari i Komunës, Avni Kastrati tha se situata në komunën e Mitrovicës është mjaft e ndërlikuar dhe e tensionuar, edhe pse gjatë ditëve të fundit nuk ka patur incidente të rënda.

Ai tha se qytetarët e këtyre lagjeve, si shqiptarët, ashtu edhe serbët, kanë mirëpritur kthimin e KFOR-it në mjediset e tyre për të krijuar ambient më të sigurt. Kastrati deklaroi se që nga vrasja e Selver Haradinajt në banesën e tij nga ekstremistët serbë, është punuar shumë me qytetarët, duke biseduar me ta në të gjitha lagjet veriore me qëllim të ruajtjes së qetësisë së përgjithshme, gjë që është arritur.

“Qytetarët janë treguar vigjilentë dhe mjaft të kujdesshëm, duke mos lejuar që të provokohen nga ekstremistët serbë dhe duke iu shmangur kështu incidenteve të rënda”, deklaroi Kastrati.

Kastrati falënderoi KFOR-in për organizimin e mirë dhe angazhimin e duhur në mjediset me popullatë të përzier në lagjet veriore. Sipas tij, qytetarët e kanë mirëpritur KFOR-in dhe kërkojnë që ushtarët e NATOs të qëndrojnë sa më gjatë në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA