I vetëshpalluri agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës, Nazim Bllaca, që ka pranuar se ka marrë pjesë në vrasjen e një personi dhe që tani është në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues të Prokurorit në dy procese gjyqësore, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, me kërkesë që t’i njihet statusi i invalidit të luftës së UÇK-së, meqë ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Bllaca thotë se pas denoncimit të vrasjeve, ai ka mbetur i izoluar dhe ka nevojë për ndihmë.

“Z. Kryeministër, si ushtar i UÇK-së jam plagosur në dy pjesë të trupit dhe për këtë kam dëshmi të lëshuara nga Spitali Ushtarak në fshatin Krojmir dhe për këtë po ju kërkoj nëpërmjet Zyrës së Invalidëve të Luftës, në kuadër të zyrës së Kryeministrit, të më pranoni statusin e invalidit të luftës”, shkruan Bllaca në letër.

Ai i ka bashkangjitur letrës një faksimile të vërtetimit të lëshuar nga stacioni ushtarak në Krojimir, ku konfirmohet plagosja e tij. Bllaca e mbyll letrën duke firmosur si ish-agjent i shikut dhe autor i një vrasje me urdhër të eprorëve të kësaj agjensie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA