E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ per tre te
rinjtë, të cilet paraditen e se shtunes grabiten nje argjendari prane
sheshit “Avni Rustemi”, ne kryeqytet.
Ndaj Erion Koles, Dorian Memes dhe Rigels Koles, gjykata pranoi akuzen e paraqitur nga prokuroria, per vjedhje me arme te kryer ne bashkepunim.
Gjate seances gjyqesore avokatet mbrojtes te te arrestuarve i kërkuan gjykates qe te vendoste masat e sigurise arrest shtepie, pasi sipas tyre te akuzuarit jane minorene, kishin perdorur nje pistoletë qe bente vetem zhurme dhe se nuk mund te kryente qitje dhe se te tre vazhdonin shkollen e mesme.
E pranishme ne sallen e gjyqit ishte edhe nje psikologe, e cila e cilesoi veprimin e te rinjve, si nje veprim te motivuar me se shumti nga faza dhe fenomenet qe shfaqen tek te rinjte gjate moshes se adoleshences. Por gjyqtari Sokol Tona, duket se ka vleresuar rrezikshmerine shoqerore qe ka vepra e kryer nga te rinjte, duke caktuar ndaj tyre masen e sigurise ‘arrest me burg’, per akzuyen e vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim.
Top Channel