Pavarësisht optimizmit, Serbisë duket se i ka dalë një pengesë e re në
rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo, pasi Bullgaria i ka
vendosur një kusht asaj.

Zëvendëskryeministrja bullgare, Margarita Popova ka paralajmëruar Beogradin se nuk do të mund të afrohet me BE-në pa zgjidhur më parë çështjen e të drejtave të komunitetit bullgar në Serbi.

“Serbia do të bëhet anëtare e BE-së, por kjo nuk do të ndodhë pa u rregulluar problemet tuaja këtu”, deklaroi Popova gjatë një takimi me komunitetin bullgar në qytetin Bosilegrad të Serbisë.

Sipas raportimeve të “Indeksonline”, Popova gjatë takimit u ka premtuar bullgarëve të Serbisë se qeveria e saj do të përshpejtojë proçedurat për dhënien e shtetësisë bullgare për ta.

Serbia mori statusin e vendit kandidat pas arritjes së marrëveshjeve me Kosovën në Bruksel dhe që atëherë shprehet e bindur se së shpejti do të marrë datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Analistë të shumtë, kryesisht ata amerikanë, kanë paralajmëruar disa herë BE-në se një anëtarësim eventual i Serbisë pa njohur Kosovën do të bllokonte integrimin e kësaj të fundit.

Analistë si Daniel Server, apo edhe kongresmeni Eliot Engel kanë deklaruar se, me t’u bërë anëtare e bllokut, Serbia do të thotë: “Kosova mund të anëtarësohet në BE vetëm si pjesë e Serbisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA