Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi ka itensifikuar kritikakat ndaj kursit politik të moderuar që opozita e Edi Ramës ka ndjekur muajt e fundit. Përballë kësaj situate ku sipas Gjinushit Shqipëria ka një opozitë formale e të nështruar, ku kryeminstri Berisha vijon politikëbërjen sipas stilit të tij duke shkelur cdo marrëveshje, lind nevoja për një rilindje opozitare.
Skënder Gjinushi: PS është ndodhur në një presion për të ndjekur një politikë të butë në thonjëza pra që sa më shumë abuzon pushteti aq më e butë bëhet opozita. Që sigurisht është një orientim krejt i gabuar. PSD dhe disa parti të tjera vlerësojnë që opozita duhet të jetë në rolin e saj . Vlerësojnë që rilindja shqiptare fillon nga rilindja opozitare. Pra opozita ka nevojë për një qëndrim më të qartë ka nevojë për një qëndrim më konseguent ka nevojë që së pari të mbrojë të drejtat e saj dhe të thotë qartë se kush është e mira për Shqipërinë. E mira për Shqipërinë është ndryshimi i kursit të qeverisë dhe rasti i zgjedhjes së presidentit është një rast që në kushtet e krizës së gjithanshme ku ndodhet Shqipëria të kalohet në zgjidhje politike.
Sipas Skënder Gjinushit, PS është duke ndjekur një kurs politik të gabuar.
Skënder Gjinushi: Dhe ndonëse është qeveria që ka dështuar në vend që opozita t’i imponojë një ndryshim të kursit qeveritar deklaron ndryshimin e kursit të vet. Sigurisht kjo është një dicka e imponuar edhe nga të tjerët apo segmente brenda PS-së, por është lëvizje e gabuar. Pra jemi në një situatë ku në dashje, padashje bëhemi edhe alibi për pushtetin sepse situata shkon gjithnjë edhe më keq Shqipëria shkon drejt Afrikës dhe ne urojmë qoftë edhe opozita që me disa reforma gjoja do të shkojmë drejtë Europës.
Deklarimin e Edi Ramës se PS e vetme nuk mund të ndryshojë sistemin zgjedhor, packa është pro ndryshimit, zoti Gjinushi e lidh me faktin se opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore nuk është ulur si e barabartë përballë PD-së.
Skënder Gjinushi: Opozita ka marrë kurajon, vecanërisht socialistët, të bëjnë një reformë zgjedhore me një qeveri që është kundër votës së lirë dhe kundër votës së ndershme. Dhe pas kësaj përsëri të bësh lëshime me vetë termat e reformës. Sigurisht që kjo pastaj tregon që opozita nuk është ulur si e barabartë dhe ky është problemi kryesor. Do të thotë që më shumë se opozita është e detyruar është një opozitë e nënshtruar në këtë tavolinë dhe rrjedhimisht problemi i sistemit, që në fakt nuk është problem sistemi, është problemi i heqjes së “Dushkut spanjoll” sepse edhe sistemit gjerman ne i gjetëm një Dushk. Qëndrimi i dyzuar i PS-së, patjetër bën të dyshosh edhe në sinqeritetin e PS.
Top Channel