E rëndë në Durrës, 91-vjeçari godet me sende të forta në kokë dhëndrin e tij Veshjet e trasha, por edhe çadrat duket se do të na shoqërojnë edhe
gjatë javës së ardhshme. Rrymat e lagështa që vijnë nga Mesdheu do të
qëndrojnë në territorin tonë, deri ditën e premte.
Në të gjithe vendin do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata, që do të shoqërohen me ulje të temperaturave ditën e mërkure dhe të enjte.
“Duke filluar java tjeter serish do te kemi paqendrueshmeri moti. Te henen do te kemi ne pjesen e pare te dites kthjellime, por pasditja do te riktheje serish vranesira dhe reshje te dendura. Reshjet do te vijojne edhe gjate javes dhe temperaturat do te zbresin ndjeshem, sidomos diten e merkure dhe te enjte”, thote meteorologia, Rezarta Xhakollari.
Këto temperatura qe do te zgjasin deri ne dhjetediteshin e dyte te muajit prill janë normale. Sipas meteorologëve pas nje muaji të thatë siç ishte marsi eshte normale, qe te kemi dite me reshje.
Top Channel