
Megjithëse Shqipëria po njeh rritje ekonomike, zhvillimi i saj mbetet i
paqëndrueshëm dhe gati sporadik. Kjo rritje është në varësi të sezoneve,
por dhe mjaft e ndjeshme nga ngjarjet ndërkombëtare.
Këtë konkluzion e përforcojnë të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave bilanci tregtar i vendit gjate vitit 20011 te nis të përkeqësohej, pas dy viteve më të mira, duke arritur në 12.2 për qind të Prodhimit të Përgjithshem Kombëtar ose 0.5 pikë për qind me shume se ne vitin 2010.
Tashme të prekur nga efekti i krizes edhe pse me rritje ekonomike Shqiperia, po përballet me nevojen per me shume valute per te siguruar importin mallrave dhe sherbimeve te nevojshme per konsum te brendshem. Kjo sepse te dhenat tregojne se raporti i eksporteve prej nga sigurojme valuten eshte perkeqesuar kundrejt importit. Te dhenat tregojne se importet gjate vitit 2011 ishin tre here me te larta se eksportet, kur ne vitin 2010 i njejti raport ka qene 2.7.
Nderkohe qe fluksi i investimeve te huaja po jep sinjale tkurrjeje. Nje tregues renia e kredimit ne valute nga bankat te cilat ushqen nga memat e tyre jashte.
Edhe te ardhurat nga emigracioni gjate viti 2011 kane qene gati të njëjta më një vit më parë. Por krahasuar më Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar kane zbritur nga 7.8 perqind në 7. 4 përqind. Ekspertët e lidhin kete fakt me krizen e thelle veçanërisht në Greqi dhe Itali, ku ndodhet pjesa me e madhe emigrantëve.
Nderkohe edhe te ardhurat nga turizmi behen gati zero per efektin e tyre ne ekonimi pas shqiptarët harxhojne po aq para per pushime jashte shtetit. Sipas Bankes se Shqipërisë shpenzime ne udhetime jashtë u rriten me baze vjetore rreth 9 per qind ne vitin 2011.
Të gjithë këta tregues që flasin për rrudhje të burimeve të valutës që ushqen ekonomine ka prekur edhe qytaret. Monedha kombetare, leku, eshte zhvlerësuar per te tretin vit radhazi dhe konsumi ka rënë aq poshtë sa po bëhet kërcënimi më i madh për rritjen ekonomike ne të ardhmen.
Top Channel