Gjykata Kushtetuese e Kosoves eshte duke shqyrtuar ndryshimet kushtetuese qe jane bere nga Komisioni Kuvendor. Tashme permes tyre presidenti i ardhshem do te zgjidhet drejperdrejt nga populli e jo nga Kuvend. Ndryshime jane bere edhe ne nenin ku flitet per kompetencat e presidentit.

Gjyqtaret e Kushtetueses duhet te marrin vendim nese ndryshimet jane ne perputhje me te drejtat e njeriut, dhe sipas kryetarit te Kushtetueses, Enver Hasanit, brenda afatit ligjor do t’i kthejne pergjigje Kuvendit.
            
“Eshte ne procedure kerkesa e Kuvendit, dhe ju e dini qe me ligj ne i kemi 60 dite. Ajo çka mund te them eshte se jemi ne procedure e siper dhe brenda afatit ligjor do te vendosim”, deklaron kreu i Gjykates Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasani i beri keto komente pas nje takimi me kryetarin e Gjykates Kushtetuese te Sllovenise, Ernest Petriç.
Takime te tilla kryetari Hasani ka zhvilluar koheve te fundit edhe jashte Kosoves dhe behen pak muaj para se te merret vendimi per pranimin ose jo te Gjykates Kushtetuese te Kosoves ne familjen e Gjykatave Kushtetuese Europiane.

Kosova nuk njihet ende nga 5 shtetet e Bashkimit Europian, por Hasani beson qe deri ne shtator do te krijohet nje situate e favorshme politike per Kosoven dhe te ndodhe anetaresimi ne kete institucion.
            
“Une shpresoj qe klima qe eshte krijuar eshte me pozitive sesa ka qene vitin e kaluar kur ishte ne agjende ne Rumani, ne mbledhjen e radhes. Dhe une besoj qe ne Viene, ne shtator, do te jete me lehte. Proceset politike do te jene me te favorshme, do te jene me pak paragjykuese, karrshi statusit tone”, thote zoti Hasani.

Kryetari i Gjykates Kushtetuese te Sllovenise, Ernest Petriç, tha se ka degjuar fjale te mira per Gjykaten qe e drejton Hasani dhe sipas tij eshte ne interes te rajonit qe te mbreteroje drejtesia. Per me teper, Petriç tha se vizita e tij gjate se shtunes ne Kosove flet per marredheniet e mira ndermjet Sllovenise dhe Kosoves, respektivisht ketyre dy Gjykatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA