E vështirë kredia në valutë

13/04/2012 00:00

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se bankat kanë filluar të shtrëngojë kredinë në valutë.

Sipas të dhënave që pas muajit shtator kredia e dhënë në monedhë të huaj për bizneset dhe individët thuajse ka mbetur në vend duke shënuar një rritje të papërfillshme vetëm me rreth 3 miliarde leke.

Huatë në monedhë të huaj kanë qenë mjeti më i preferuar si për biznesin ashtu dhe për individët për shkak të normave më të ulëta të interesit se sa kredia në lekë. Nga ana tjetër vetë bankat mund të kreditonin pa asnjë kushtëzim pasi kishin akses të pakufizuar tek fondet e bankave te tyre mëmë.

Në vitin 2009 raporti kredi në valutë përmbi depozita në valutë arriti në 110 për qind, që do të thotë se bankat jepnin kredi më shumë nga sa kishin depozita në valutë, dhe shtesa financohej nga fondet që vinin nga bankat mëma. Por në fund të nëntorit ra në 83.7 për qind dhe me gjasa ka vazhduar të zbresë edhe gjatë muajve të parë të këtij viti, pasi fondet nga jashtë nuk janë më të pakufizuara për shkak të krizës dhe bankat janë detyruar të balancojnë llogaritë e tyre.

Kjo tendence tregon se bankat duket se kanë filluar të jene me te kujdesshme me rreziqet e mundshme.

Megjithatë tkurrja e kredisë në valutë është kompesuar nga kredia në lekë, e cila u rrit me 17.6 për qind, krahassuar me një vit më parë.    

Top Channel