Vlorë, tre në pranga, grabisnin tabelat për skrap

12/04/2012 00:00

Nga shërbimet e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë
Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm në kuadër të “Planit të
masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale me
tendencë vjedhjen e pasurisë publike” është bërë arrestimi në flagrancë i
tre adoleshenteve te moshen 17 vjec te tre banues ne Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregtisë” nga shërbimet e policisë nën drejtimin e një automjeti tip FIAT Panda pa targa dhe pa dokumenta në bagazhin e të cilit ndodheshin 36 tabela emërtuese të rrugëve të qytetit të Vlorës, të cilat personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kishin hequr me qëllim shitjen e tyre për skrap.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB