Pasi ka njoftuar më herët Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Ministrinë e
Drejtësisë, Avokatin e Popullit dhe autoritetet suedeze, avokati
mbrojtës i shtetases suedeze Ana Nordstrom, ka depozituar një kallëzim
penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj një gjyqtareje dhe një avokati.

Sipas avokatit Agron Bajri, procesi civil i klientes se tij po mbahet peng dhe po zvarritet qellimisht, duke shënuar nje kohe rekord prej nje viti e gjysmë. Objekti i padise se Ana Nordstrom ka lidhje njohjen nga Gjykata si baba te saj të ndjerin Vehbi Veliaj.

“Unë kallëzimin e kam bërë specifikisht për avokatin Spiro Kaso dhe gjyqtaren Rezarta Balliu, ndërkohë i kam kërkuar organeve të Prokurorisë të hetojë jakat e bardha dhe të zeza, qofshin punonjës të Ministrisë apo Kryeministrisë, këta që fshihen pas kësaj cështjeje, pasi siç dihet ka një qëllim të caktuar për t’i mohuar të atin, vajzës nga Suedia”, tha avokati Bajri.

Avokati shprehet se i vetmi institucion qe i eshte pergjigjur pas denoncimeve per zvarritje të procesit, eshte Ministria e Drejtesise, që ne një shkrese njofton palen e interesuar se do te nise nje inspektim ne Gjykatën e Tiranës.

“Hyjnë, dalin dhe ndryshojnë katër gjyqtarë dhe asnjë prej gjyqtarëve nuk merr përsipër ta gjykojë. Kjo vajzë është e Vehbi Veliajt, sepse është njohur nga ai që ditën që ka lindur në maternitet, i është paguar një pension ushqimor nga i ati prej 18 vjetësh dhe procesi është krejt absurd, bëhet fjalë për një vërtëtim fakti, për njohjen e të atit të saj”, tha Bajri.

Ana Nordstrom, 38 vjeçe, me profesion mjeke është vajza e lindur jashtë martese e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Vehbi Veliaj. E njohur nga i ati ajo ka hapur një proces gjyqësor në Tiranë për të përfituar pjesën e trashëgimisë, që sipas saj i takon.

Avokati mbrojtes i Nordstrom akuzon studion tjeter qe perfaqeson interesat e djalit te Veliajt, se po perdor pushtetin duke bere shantazh tek gjyqtarët, të cilët japin dorëheqjen njëri pas tjetrit në seanca, duke bërë që procesi të bllokohet. Nga e njëjta gjykatë djali i Vebi Velisë e ka përfituar vendimin e njohjes së trashëgimisë në vetëm shtatë ditë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta