I arrestuari: Nuk jam Ndriçim Sadushi, policia e mohon

12/04/2012 03:00

I shumë kërkuari Ndricim Sadushi, i arrestuar në Londër nga policia britanike pretendon se ai nuk është Ndricim Sadushi.

Gjate seancës së esktradimit në Gjykatën e Ëestminster të Londrës, Sadushi pretendoi se ai është viktimë e identitetit të gabuar dhe se në fakt ai është 31 vjecari Arjan Kasa.

Por gjykatesi i ceshtjes Michael Snoë  thotë se Policia kishte arrestuar Ndricim Sadushin pasi shenjat e gishtave jane identike me ato të “killerit” të dënuar.

Sadushi thuhet se kishte perdorur gjashte emra te ndryshem gjate fshehjes nga drejtesia. Ndersa avokati I tij tha se klienti I tij ishte Arjan Kasa , prokurori britanik James Stansfeld tha se pervec se kerkohej nga polica shqiptare, Sadushi kerkohej edhe nga autoritetet italiane, pasi akuzohet per trafik droge, mashtrim me pashaporta dhe kontroll prostitucioni.

Gjykata italiane e kane denuar ate me 13 vjet burg dhe kater muaj ne mungese. Ndricim sadushi eshte anetar i bandes se Tan Kateshit dhe eshte shpallur fajtor per tre vrasje dhe nje tentative vrasje gjate vitit 1997.

Ai u arrestua pas 14 vjetesh ne arrati ne Londer, nderkohe qe kerkohej si nder 14 kriminelet me te rrezikshem ne Britani te Madhe. Sadushi nuk eshte rregjistruar per azil ne Britani sipas Agjensise britanike te Kufirit, por ka hyre ilegalisht ne vend ne vitin 2000 me maune.

Juristja Hannah Pye qe perfaqeson autoritetet shqiptare  tha se Sadushi eshte denuar me burgim te perjeteshem dhe nje apel per kete vendim eshte hedhur poshte nga Gjykata e Apelit ne Tirane  ne vitin 2000.

Seanca e rradhes se Ndricim Sadushit  eshte me 25 prill ku do te mesohet me shume per ekstradimin e tij ne Shqiperi per te vuajtur denimin e marre me burgim te perjetshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA