Elbasan, nis aksioni ndaj ndërtimeve pa leje

12/04/2012 00:00

Inspektoriati Ndërtimor në Elbasan, ka nisur një aksion për shembjen e
disa objekteve pa leje. Sipas Kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit në
Bashkisë e Elbasanit Artan Ekmeçiu, në të gjthë territorin do të shemben
42 objekte.

Gjatë paraditës së enjte janë shembur një pjesë e tyre dhe aksioni do të vijojë përgjatë gjithë muajit. Objektet që janë përfshirë në listën e ekzekutimit, janë kryesisht kioska, shtesa pallatesh dhe godina të tjera që nuk janë pajisur me dokumentet përkatëse. Fillimisht aksioni ka nisur në qendër të qytetit, pranë lagjes “Çlirimi” e më pas ka vijuar pranë Drejtorisë së Tatim Taksave.

Aksioni është shoqëruar pa incidente. Qytetarët janë informuar disa ditë më parë dhe nuk e kanë kundërshtuar shembjen.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB