â€21 janariâ€, Prokuroria komunikon akuzat
12/04/2012 20:55
Prokuroria e Tiranës komunikoi akuzat për dy prej tre të pandehurve të 21 janarit, për gardistët Agim Llupo dhe Ndrea Prendi.
Mbi secilin prej tyre, rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese, që sipas kodit penal mund të ndëshkohet deri me burgim të përjetshëm.
Në hetim nga Prokuroria është gjithashtu Armando Kasaj, i cili akuzohet se ka manipuluar sistemin kompiuterik të Kryeministrisë, për të fshehur provat.
Dosja “21 janari” pritet t’i dërgohet gjykatës për gjykim në fund të muajit.
Top Channel