Menjëherë pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të shkatërrimit për skrap që po i bëhej nga persona të ndryshem ish uzinës së superfosfatit në Lac ka ardhur reagimi i Ministrisë së Ekonomisë, përmes të cilit është bërë e ditur edhe vendimarrja deri në masa administrative nga ky institucion për personat përgjegjës.
“Këtë njoftim ne e morëm nga media dhe morëm masat përkatëse ndaj pesonave përgjegjës duke marrë masa administratve deri në largimin nga detyra, lirimin nga detyra të rojeve dhe likuidatorëve të shoqërisë dhe pastaj personat pëgjegjës që nuk e kanë ruajtur këtë ambient do të cohen edhe në kallëzim penal. Së shpejti mendojmë se do të merren hapat konkretë për vjedhjen që është shkaktuar”, tha Përgjegjësja për Ndërmarrjet në Likuijdim në METE, Adriana Asheti.
Top Channel