Anulimi i tenderit të ndërtimit të portit në Porto Romano, Rama: Ofertuesi u tërhoq, pati presion nga faktorë të interesuar për atë port
Ka hyrë në fuqi marrëveshja e firmosur pak kohë më parë mes Shqipërisë
dhe Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjelltë të qytetarëve me karta
identiteti.
Marrëveshja përkatesë është nënshkruar në 1 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit te Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe kartat e identitetit.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.
E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës.
Top Channel