Pashaj: Flota e peshkimit, kërcënim nga trysnia greke

03/04/2012 00:00

Sekretari i Pergjithshem i Aleances Kuq e Zi, Profesori i Asociuar,
doktor Myslym Pashaj deklaroi se flota shqiptare e peshkimit po
kërcënohet nga trysnia greke dhe se kanali i Korfuzit është një tjetër
gjunjëzim i qeverisë shqiptare ndaj haraçit grek.

Profesor Pashaj u shpreh se qeveria ka fshirë ligjet e brendshme të kufirit tokësor dhe detar, ndërsa theksoi se mesi i Kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare mes dy vendeve.

“Shkelja e vijës ndarëse është cënim i integritetit territorial”, tha Pashaj.

Top Channel