Avokati që përfaqëson ushtarin amerikan të akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë në shtëpitë e tyre, ka thënë se nuk ka prova për të fajësuar klientin e tij.
Avokati John Henry Broune tha se nuk kishte asnjë provë mjeko-ligjore kundër rreshterit të shtabit, Robert Bales dhe asnjë dëshmi.
Ai gjithashtu hodhi poshtë raportet që sugjeronin se Rreshteri Bales, 38-vjec, kishte probleme financiare dhe i quajti të parëndësishme për rastin.
Bales po mbahet në një qendër ushtarake paraburgimi, ku po pret përballjen me akuzat, gjë që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
Vrasjet kanë dëmtuar marrëdhëniet amerikane me Kabulin dhe çoi në thirrjet e NATO-s për të përshpejtuar tërheqjen e planifikuar të trupave nga Afganistani.
Rreshteri Bales mbetet deri tani i vetmi i dyshuar për vrasjet, pavarësisht thirrjeve të përsëritura afgane, që në ngjarje ishte i përfshirë më shumë se një amerikan.
Broune tha se ai ka në plan të udhëtojë për në Afganistan për të mbledhur provat e tij.
Top Channel