
Televizioni rus “Vesti 24” ka treguar pamjet e vizitës private të Silvio
Berlusconi-t tek miku i tij Vladimir Putin, për ta uruar për
rizgjedhjen e tij në krye të Kremlinit.
Pas mbërritjes me një “mace dëbore” të madhe në pistat e skive në Krasnaia Poliana, kavalieri ka shtrënguar duart dhe është përqafuar me mikun e tij dhe presidentin në ikje Dmitri Medvedev.
Të tre ata mbanin të veshur xhupa me simbolin rus të shqiponjës; Putin me ngjyrë të kuqe, Berlusconi të zezë dhe Medvedev të bardhë. Treshja është shfaqur duke dalë në dëborë nga një strukturë e verdhë, me shkrimin “Gazprom”.
Berlusconi, Putin dhe Medvedev kanë darkuar së bashku mbrëmjen e djeshme në një restorant në lokalitetin dimror. I pari i bëri të dytit urimet e tij për rizgjedhjen, ndërsa i dyti njoftoi synimin për të nisur që sot konsultimet për qeverinë e re.
Top Channel