Sarah Palin: Gingrich, i preferuari im

07/03/2012 21:30

Është Newt Gingrich burri i preferuar i Sarah Palin për Shtëpinë e Bardhë. Pasi u shpreh fillimisht kundër publikimit të votës së saj, ish-guvernatorja e Alaskës ka rrëfyer se ka zgjedhur Gingrich.

“Preferenca ime shkoi për të gëzuarin”, ka deklaruar Palin në një intervistë për televizionin amerikan Fox, duke iu referuar një deklarate të mëparshme të kandidatit.

Në një debat në të njëjtin televizion, Gingrich kishte thënë se ishte një tip “i gëzueshëm”, ndryshe nga kandidatët e tjerë që ishin shprehur seriozë.

Sarah Palin kandidoi për zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara në vitin 2008, përkrah senatorit John McCain, që synonte të merrte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Pas humbjes ajo qëndroi edhe për pak kohë në postin e guvernatores së Alaskës, para se të jepte dorëheqjen dhe të shkruante një liber mbi jetën e saj që u kthye në bestseller.

Gjithësesi, ishte Mitt Romney që siguroi një kurorë fitoresh në “të martën e madhe”, duke fituar 6 nga 10 shtete, me një diferencë te vogël në Ohio ndaj rivalit më të afërt, Rick Santorum.

Ashtu sic pritej, ai kori fitore në shtëpinë e tij, Masaçusets, Ajdaho, Vermont, Virxhinia dhe ne Alaska, shteti ku ka votuar Palin dhe ku shpresonte të fitonte Ron Paul.

Kandidati republikan që do të ndeshet me Barack Obama-n në zgjedhjet presidenciale të nëntorit do të zgjidhet nga Konventa e Partisë, që do të mbahet në muajin gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA