Barak Obama i kritikoi sot kandidatët republikanë për president, duke i akuzuar për kthimin në gjuhën e ashpër të kërcënimeve ndaj Iranit.
Në konferencën e parë për shtyp që nga nëntori, shefi i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigje me të njëjtën monedhë rivalëve të kampit tjetër që e kanë vënë në shënjestër për mënyrën sesi e ka menaxhuar cështjen e Teheranit.
“Republikanëet” tha ai, po u bien tambureve të luftës, në një kohë kur objektivi ynë është të ndalohet një Iran bërthamor, por duke eksploruar më parë rrugët diplomatike”.
Presidenti kritikoi “mënyrën e rastësishme” me të cilët disa njerëz flasin për luftën, duke thënë se lufta nuk mund të jetë e tillë.
Kandidatët republikanë për president mendojnë se Obama po pret shumë e dëshiron të sigurohet që Irani ndërton armë bërthamore.
Gjatë fjalimeve që mbajtën në Uashington para një grupi pro-izraelit, tre prej tyre bënë thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit, duke marrë masa, që nga vendosja e anijeve luftarake përgjatë brigjeve iraniane, deri tek asgjësimi i objekteve bërthamore që ka vendi.
Presidenti i doli në mbrojtje politikës amerikane ndaj republikës islamike, duke thënë se Teherani po ndeshet me sanksione të rralla, tepër të ashpëra dhe se qeveria iraniane është tani e izoluar.
Top Channel