Fotot shokuese të Nicolas Sarkozy

07/03/2012 00:00

Fotot jane shokuese. Nikolas Sarkozy i zbehte, ne fund te jetes. Ai
ndodhet ne nje shtrat spitali, i lidhur me nje makine, qe e mban ne
jete.

Eshte pjese e nje fushate per eutanazine e shperndare te merkuren ne faqet e revistes Les Inrocks, e cila doli te marten ne shtyp. Fotomontazhi tregon presidentin francez si nje te semure ne prag te vdekjes me slloganin: “Zoti kandidat duhet t’u vendosim ne nje situate te tille qe te reflektoni per eutanazine?.

Fushata nxjerr ne pah edhe dy kandidate te tjere ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale te prillit dhe majit, politikanin e qendres Fransua Baro dhe udheheqesen e ekstremit te djathte Marin Le Pen, te cilet – po ashtu si Sarkozy- kundershtojne ndryshimin e ligjit te vitit 2005, per fundin e jetes ne France, vend qe pranon te drejten e “dhenies fund te jetes”, por ku ndalohet eutanazia.

Top Channel