
Shefja për çështjet humanitare në Kombet e Bashkuara, Valeri Amos
mbërriti në Siri për t’i kerkuar qeverisë të lejojë ndihmat në qytetet
më të goditura nga konflikti.
Ajo u takua me ministrin e Jashtem Sirian, ne Damask dhe udhetoi drejt Homs-it, qyteti qe prej javesh eshte i rrethuar nga ushtria siriane. Amos tha se eshte qellimi i saj t’u kerkoje te gjitha paleve te lejojne hyrjen e ekipeve humanitare, per te shperngulur nga zonat e konfliktit te plagosurit si dhe per t’u dhene ndihme personave ne nevoje”.
Agjensia e OKB-se per Refugjatet (UNHCR) tha se mbi 1500 persona, kryesisht gra dhe femije nga Homsi kane kaluar kufirin dhe ndodhen aktualisht ne Liban. Autoritetet siriane deklaruan se nuk do te lejojne te hyje ne Homs, karvani i makinave të Kryqit te Kuq, si pasojë e shqetesimeve per sigurine.
Prej se premtes kjo organizate, bashke me Gjysmehenen e Kuqe presin te futen ne lagjen Baba Amer, zona me e prekur nga konflikti ne Homs.Televizioni shteteror shfaqi pamje nga operacioni i spastrimit te qytetit nga armet dhe granadat, si dhe kthimin e shume familjeve ne shtepite e tyre. Aktivistet raportuan se nje familje me 16 persona, perfshire edhe nje foshnje jane masakruar me thika nga forcat e sigurise dhe milicet pro-qeveritare, ne shtepine e tyre.
Per vdekjen e tyre- televizioni shteteror akuzoi kryengritesit.Presidenti i Shteteve te Bashkuara tha se situata ne Siri te copeton zemren”. Barak Obama nenvizoi se presidenti Bashar Al Asad duhet te largohet nga pushteti, po ashtu si diktatoret e tjere, por Shtetet e Bashkuara mund ta arrijne kete, duke punuar per ta izoluar Sirine. Uashingtoni propozoi nje rezolute te re ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, permes te ciles kerkon t’i jepet fund dhunes ne Siri.
Top Channel