Zvicër, debati i taksave për të huajt

06/03/2012 17:55

Qeveria e Zvicrës është një hap larg miratimit të një takse të re mbi pasurinë për të huajt, që do të godasë pesë mijë rezidendë miliarderë dhe milionerë.

Dhoma e Lartë e Parlamentit Zviceran miratoi të martën ndryshimin në skemën e tatimeve dhe ligji do të hyjë në fuqi nëse do të votrohet edhe nga Asambleja Federale, dhoma e ulët e Parlamentit.

Prej vitesh Zvicra ka tërhequr në vend disa prej personave më të pasur të planetit, për shkak të taksave të ulta dhe barazisë së të huajve dhe vendasve përpara tatimeve.

Sidoqoftë, socialistët në opozitë kanë premtuar se do të sfidojnë ligjin, duke bërë një oponencë të fortë për heqjen e trajtimit preferencial tatimor për të huajt e pasur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA