Suedia, ndihmë e ndaluar ushtarake për sauditët

06/03/2012 17:35

Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeld, është vendosur nën presion për të qartësuar një raport që spekulon se qeveria e tij është duke ndihmuar Arabinë Saudite që të ndërtojë një qendër armatimesh të teknologjisë së lartë.

Sipas burimeve të një radioje kombëtare, Agjensia e Kërkimeve të Mbrojtjes ka udhëhequr një projekt për ndërtimin e kapaciteteve të tilla që do t’i lejojnë shtetit më të madh eksportues të naftës në botë që të ndërtojë i vetëm raketa dhe torpedo të ndryshëm.

Ndonëse Reinfeld nuk e ka konfirmuar lajmin, ai pranoi se një marrëveshje paraprake është nënshkruar me sauditët në vitin 2005. Suedia ka ndihmuar Riadin zyrtar në armatime edhe më parë, por kompleksi që synohet të ndërtohet është i paprecedent.

Sipas informacioneve të radios, përfshirja e shtetit suedez në projekt ka qenë e qartë deri në vitin 2009, kur për të shmangur pengesat ligjore, iu kërkua një firme “private” që të vazhdonte bisedimet.

Në bazë të ligjit suedez, të gjitha eksportet e armëve duhet të miratohen paraprakisht në Parlament. Prodhimi dhe dorëzimi do të rregullohet nga një agjensi e pavarur shtetërore, ndërsa eksportet duhet t’i përmbahen disa dispozitave ndërkombëtare, që kufizojnë eksportin e armëve të ndryshme, siç janë raketat.

Partia e Gjelbërt, e cila udhëheq opozitën suedeze, kërkoi një hetim të plotë të ngjarjes dhe që Ministri i Mbrotjes të raportojë çështjen përpara Parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA